Bogdanoviq: Plani i Ahtisarit krejtësisht i papranueshëm

Ministri për Kosovën në Qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq ka thënë se për Beogradin është krejtësisht i papranueshëm plani i Ahtisarit, si nga ana politike, ashtu dhe ajo teknike.

Ky dokument asnjëherë nuk është shqyrtuar në Këshillin e Sigurimit të KB-së, ndërsa me përmbajtjen dhe propozimin për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, i shkel të gjitha normat ndërkombëtare, si dhe cënon integhritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë, ka thënë Bogdanoviq.

Sipas ministrit serb, plani asnjëherë nuk mund të pranohet pjesërisht, ndërsa pjesa teknike dhe politike e planit nuk mund të ndahen.