Facebook: Hetohen raportet për mbyllje në Iran

Rrjeti shoqëror në internet Facebook, me seli në Shtetet e Bashkuara, thotë se do të zhvilloj hetime për raportet se faqja e tij në Iran është bllokuar.

Kjy rrjet tha se është i zhgënjyer nëse autoritetet e kanë bllokuar këtë adresë.

Më herët agjencia iraniane e lajmeve, ILNA, raportoi se qeveria synon mbylljen e faqes Facebook, para zgjedhjeve presidenciale që mbahen më 12 qershor.

Ka dyshime se kjo bëhet me qëllim që, eventualisht, kandidatit opozitar Mir Hossein Mousavi, t’i pamundësohet shfrytëzimi i faqes Facebook, për ta nxitur fushatën e tij, kundër presidentit aktual, Mahmud Ahmadinexhad.