Teheran: Takohen presidentët e tri shteteve

Në kryeqytetin iranian sot mbahet takimi tripalësh i presidentëve të Pakistanit, Afganistanit dhe Iranit, në të cilin pritet të diskutohet për masat për luftimin e militantëve talibanë në Afganistan dhe Pakistan.

Poashtu, temë diskutimi do të jetë edhe promovimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre vendeve.