Liderët e Rusisë dhe të Bashkimit Evropian e kanë filluar samitin dyditësh në qytetin Khabarovsk, në Lindjen e Largët ruse.
Presidenti rus, Dmitry Medvedev, sot e priti delegacionin e BE-së, që kryesohet nga presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së BE-së.
Në delegacionin e BE-së gjenden edhe presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana.
Pritet që samiti do të fokusohet në çështjet e energjisë, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gazin rus për Evropën, në janar të këtij viti.
Raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, poashtu ishin tensionuar edhe pas luftës ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë, vitin e kaluar.