Dy bomba në kryesinë e Serbisë

Në ndërtesën e kryesisë së Serbisë në qendër të Beogradit ka hyrë një person që mban dy bomba dore. E gjithë hapësira rreth ndërtesës së kryesisë po sigurohet nga policia, ndërsa qytetarëve u është ndaluar kalimi.
“Policia është duke bërë përpjekje të bindë këtë person që të mos aktivizoj eksplozivin”, kanë deklaruar autoritetet serbe.
Policia nuk ka zbuluar identitetin e sulmuesit, ndërsa nuk janë verifikuar as informatat që mund të dëgjohen sipas të cilave ky sulm është i paralajmruar përmes Internetit.
Nuk dihet nëse në ndërtesë gjendet kryetari i Serbisë Boris Tadiq.