Vizita e zëvendës presidentit amerikan, Xho Bajden, në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë, do të thotë se Shtetet e Bashkuara po kthehen në këtë rajon, u tha agjencive të lajmeve një zyrtar i administratës.
“Pika kryesore me të vërtetë është se Shtetet e Bashkuara po kthehen; fokusi që e kishim në vitet e 90-ta në rajon tash po kthehet”, tha ky zyrtar, raporton agjencia Reuters.
Sipas këtij zyrtari, Uashingtoni “nuk ishte aq i fokusuar në Ballkan gjatë viteve të fundit, prandaj ndoshta, ndonjë moment, për shembull, në Bosnjë, është humbur ose, në disa raste, është kthyer parapa”.
Mëtutje, zyrtari i administratës amerikane tha se “nuk presim që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ne shpresojmë dhe presim që Beogradi nuk do të bëjë asgjë për ta penguar Kosovën dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e vendit të fuqishëm, stabil, funksional dhe shumë etnik”, raporton agjencia AFP nga Uashingtoni.