Kryeministri Hashim Thaçi tha se institucionet e Kosovës do të organizojnë të enjten “pritje madhështore” për nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden.
“Do të organizojmë pritje madhështore të qytetarëve në Prishtinë në nder të vizitës së nënpresidentit të SHBA-ve, i cili është mik i popullit tonë”, tha Thaçi gjatë një vizite në Ferizaj, duke shtuar se Bajden e ka mbështetur Kosovën gjatë 20 viteve të fundit.
“Ai është i njohur me luftën tonë për çlirim, procesin e tranzicionit demokratik dhe pavarësinë e Kosovës, kurse tash me proceset e integrimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ai është mik dhe përkrahës i Kosovës, dhe ne do të organizojmë mikpritje të merituar”, tha kryeministri Thaçi.
Nënpresidenti Bajden të enjten në Prishtinë do të takohet me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, si dhe do t’i vizitojë forcat amerikane në kampin Bondstill.