Grozni: U vranë dy policë

Nga një sulmues i dyshuar vetëvrasës në Grozni të Çeçenisë, janë vrarë dy policë, ka njoftuar ministria e brendshme.

Sulmi ka ndodhur afër selisë lokale të ministrisë së brendeshme.

Ministri i brendshëm i Çeçenisë, Ruslan Alhanov, tha se hetuesit po përpiqeshin ta zbulojnë identitetin e sulmuesit.

Gjatë 15 viteve të kaluara, Rusia ka zhviluar dy luftëra kundër kryengritësve në Çeçeni.

Muajin e kaluar, autoritetet i tërhoqën kufizimet e sigurisë, që ishin zbatuar për 10 vite, duke thënë se në Çeçni është kthyer stabiliteti.