Ianugurohet Ivanov - mungojnë Bullgaria, Greqia, Kosova

Presidenti i posa zgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka bërë sot betimin me porosinë se do të angazhohet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vazhdim të integrimeve evroatlantike.
Në inaugurimin e Ivanovit ishin të pranishëm presidentët e Shqipërisë, të Kroacisë, të Serbisë dhe Malit të Zi. Presidenti i Kosovës nuk ishte ftuar, ndërsa presidentët e Greqisë dhe Bullagrisë nuk kishin ardhur në solemnitet.