Serbët e Kosovës i drejtohen Tadiqit

I ashtuquajturi Kuvend i Bashkësive të Komunave të Kosovës ka kërkuar sot nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, që “ta zgjidhë problemin me furnizim me rrymë elektrike në mjediset serbe në Kosovë”, pasi siç thuhet “ky është problem i madh politik dhe ekzistencial, që mund të zgjidhet vetëm nga shteti”.

Ky Kuvend ka kërkuar që Beogradi të pozicionohet qartë lidhur me decentralizimin në Kosovë, i cili parashihet me planin e Martti Ahtisaarit.