Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se normat e larta të interesit në sistemin bankar kanë ndikuar negativisht dhe kanë amortizuar trendët pozitivë të ecurive ekonomike. Ata theksojnë se normat e interesit në Kosovë sillen prej 11 deri në 14 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.
Eksperti për çështje ekonomike, Flamur Keqa, thekson se kamatat e kredive në sistemin bankar në Kosovë janë më të lartat në rajon.
“Deri më tani, përvoja e bankave komerciale ka treguar që rreziku në të cilin pretendojnë ato, është një rrezik tepër i madh, dhe se për atë qëllim duhet të kalkulojnë norma më të larta të kamatës, të mbrohen nga rreziku eventual”, thotë zoti Keqa.
Zoti Keqa sugjeron hartimin e një strategjie mbi politikën kreditore, në bazë të së cilës do të caktohen limitet e normave të interesit.
Megjithatë, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, thotë se Kosova ndërton një ekonomi të rregullt, ku forcat e tregut përcaktojnë shumë kategori ekonomike dhe se norma e interesit është në kompetencë të vetë institucionit bankar. Sipas tij, BQK-ja nuk ka ingerenca ligjore që të ndërhyjë.
“Normat e interesit tek bankat sot në Kosovë janë të larta, më të larta se në rajon. Mirëpo, në diskutimet që i kemi me bankat dhe faktorët që ndikojnë në këtë kategori, është sistemi shumë i ri bankar. Eksperienca e sistemit bankar ka filluar në vitin 2000. Bankat kanë pasur një kosto shumë të lartë operative, e cila ka reflektuar në normën e interesit. Gjithashtu është dashur të zhvillojnë rrjetin e tyre dhe është dashur të investojnë në trajnimin e stafit”, tha zoti Rexhepi.
Faktorët tjerë që ndikojnë në normat e larta të interesit, sipas guvernatorit të BQK-së, janë oferta dhe kërkesa. Siç thotë ai, aktualisht kërkesat për kredi janë shumë më të mëdha sesa që është oferta e kapitalit, që bankat mund ta grumbullojnë.
Por, se a do të mund të ketë ulje të normës së interesit në të ardhmen, zoti Rexhepi thekson se si BQK janë munduar që në një formë të ndikojnë në këtë fushë, duke rritur konkurrencën e sistemit bankar. Ai vlerëson se kjo konkurrencë ka ndikuar që të këtë një zvogëlim të normave të interesit, krahasuar me vitin e kaluar për 0.8 për qind.
“Në debatet që kemi me drejtorët e përgjithshëm të bankave, unë iu kam rekomanduar që të jenë më të ndjeshëm ndaj sektorit real të ekonomisë dhe të fillojnë ta ndajnë fatin e sektorit real të ekonomisë, në mënyrë që të ndikojnë që ky sektor të zhvillohet më shumë, pasi që siguron perspektivën më afatgjate dhe qëndrueshmërinë e bankave në sistem”, deklaroi zoti Rexhepi.
Megjithatë, eksperti për çështje ekonomike, zoti Keqa, thekon se në Kosovë veprojnë tetë banka komerciale dhe, sipas tij, është pritur që një konkurrencë e mirëfilltë bankare të ndikonte në zbutjen apo uljen e normave kamatore, por kjo, thotë ai, nuk është duke ndodhur. Sipas zotit Keqa, e gjithë kjo po e rëndon biznesin kosovar.
“Sikur këto biznese të kenë kushte më të mira kreditore, me siguri që kjo do të ndikonte edhe në afarizmin e tyre në zgjerim dhe në këtë mënyrë edhe në zbutjen e papunësisë”, thotë zoti Keqa.
Ndërsa, për ekspertin për çështje ekonomike, Xhemshit Duriqi, faktori kryesor për kamatat e larta të kredive është mungesa e mekanizmave shtetërorë, me të cilët mund të rregullohen këto çështje.
“Kosova duhet patjetër të mendojë për themelimin e një banke zhvillimore, nëpërmes së cilës kishte implementuar ato vija kreditore; përndryshe, normat e kamatave, të cilat janë në fuqi, edhe po të ishin fitim për kredimarrësit, është shumë, e mos të flasim për shpenzimet në fillim, akoma pa e filluar prodhimin që bizneset kanë”, thotë profesor Duriqi.