PDK-AKR ndryshojnë Qeverinë

PDK - AKR

Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni Aleanca për Kosovë të Re (AKR), gjatë një takimi të liderëve të të dy partive, Hashim Thaçi dhe Behxhet Pacolli, e kanë fuqizuar dhe ridizajnuar marrëveshjen për partneritetin Qeverisës, ka njoftuar PDK-ja.

Gjatë takimit është arritur pajtueshmëri për themelimin e Ministrisë për Diasporë, e cila do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i AKR-së, ndërsa brenda një afati të nevojshëm kohor, AKR-ja do ta drejtojë edhe një ministri.

Në njoftimin e PDK-së, theksohet se partnerët e koalicionit janë pajtuar që të bashkëpunojnë në implementimin e programit qeveritar dhe të politikave të përbashkëta programore.(f.b.)