Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, apeloi për zhvillim të zgjedhjeve me standarde ndërkombëtare, më 8 maj.
Ai theksoi se ky proces ka shansin të jetë akti i fundit i eksperimentit politik me zgjedhjet, sprovë me rëndësi për partitë politike, kandidatët, administratorët e zgjedhjeve, por edhe grupet e tjera publike e civile të përfshira në proces.
Kryetari i shtetit u tregua kritik me orientimin politik që po u bëhet zgjedhjeve, në një kohë kur, siç tha, publiku pret shpalosje alternativash konkurruese.
“Kandidatë dhe parti po e shohin procesin si matje force mes militantëve dhe jo si përplasje platformash konkurruese”, tha Topi.
Duke u ndalur te fushata zgjedhore, presidenti evidentoi disa problematika që i cilësoi shqetësuese, siç janë: numri shumë i ulët i kandidateve gra në garë, rënia drastike e kandidatëve të pavarur në krahasim me zgjedhjet pararendëse, por dhe kandidimi i personave që presidenti i cilësoi me probleme nga pikëpamja e identitetit politik dhe cilësia e përfaqësimit.
Krahas këtyre, presidenti Topi evidentoi dhe të tjera shqetësime që duhen shmangur në proces:
“Informacionet për premtime në shkëmbim të votës, tregtim të votës, ndryshime komisionarësh në momentet e fundit“.
Fjalimin e tij, presidenti Topi e mbajti gjatë një takimi me anëtarë të organizatave vendore të vëzhguesve në zgjedhjet administrative të 8 majit.
Në emër të Komitetit të Helsinkit, e angazhuar gjithashtu në procesin e vëzhgimit të fushatës dhe procesit, kryetarja Vjollca Meçe, bëri evidente disa problematika të konstatuara në terren.
“Probleme me listat e zgjedhësve dhe qetësinë publike”, theksoi ajo.
Në takim ishin të pranishëm dhe një grup diplomatësh të akredituar në Tiranë, si ambasadori amerikan, Arvizu, kreu i prezencës së OSBE-së, Volfart, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, Sekui, si dhe drejtori i USAID-it në Shqipëri, Uilljams.