Këshilltari për Siguri Kombëtare tha se Uashingtoni nuk do t’i dëmtonte forcat e veta të sigurisë në Afganistan duke i ndaluar sulmet nga ajri.
Por James Jones i tha televizionit ABC se Shtetet e Bashkuara do t’i dyfishojnë përpjekjet për t’i kufizuar viktimat civile.
Komentet e tij u bënë në kohën kur qindra studentë të universitetit marshuan në Kabul në shenjë proteste kundër sulmeve ajrore amerikane të javës së kaluar, për të cilat zyrtarët afganë thanë se vranë më shumë se 100 civilë.
Presidenti Hamid Kharzai gjithashtu e ka dënuar humbjen e jetëve të pafajshme.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara po zhvillon hetime.