Putin: Stërvitjet në Gjeorgji janë të padobishme

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se stërvitjet ushtarake të NATO-s në Gjeorgji janë të padobishme për përpjekjet për rindërtimin e marrëdhënieve të Moskës me Uashingtonin.

Në një intervistë për median japoneze para udhëtimit në Tokio, Putin tha se lojërat e luftës të NATO-s janë sinjal për mbështetje të autoriteteve në Gjeorgji, e cila verën e kaluar zhvilloi një luftë me Rusinë.

I pyetur rreth përpjekjeve të Uashingtonit për të “rifilluar” marrëdhëniet me Moskën, Putin tha se prania e NATO-s dërgon sinjal të kundërt.