Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se SHBA-të dhe Rusia kanë rast të shkëlqyer që t’i përmirësojnë marrëdhëniet në një spektër të gjerë çështjesh, që nga kontrollimi i armatimit bërthamor deri te Lindja e Afërt dhe marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve. "Sikurse kam thënë edhe më heret, mendoj që kemi rast të shkëlqyer t’i ripërtrijmë marrëdhëniet për shumë çështje", ka thënë Obama pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov në Shtëpinë e Bardhë.