Izraeli angazhon 80.000 veta për sigurimin e Papës

Izraeli do të angazhojë hiç më pak se 80 mijë pjesëtarë të forcave të rendit për sigurimin e Papa Benediktit XVI, i cili gjatë javës së ardhshme viziton këtë vend.

Komesari i policisë izraelite, Dudi Koen, ka deklaruar se vizita pesëditore e Papës është ngjarje historike, e cila nga aspekti i sigurisë është tejet komplekse.

Papa Benedikti XVI, i cili është kreu i dytë i Kishës Katolike që viziton Izraelin, do të mbërrijë të hënën në Jerusalem.