Kinë: Kush nuk pi duhan e humb punën

Zyrtarëve në një qark në Kinën Qendrore u është thënë që të pijnë afro një çerek milionë paketa cigare të prodhimit vendor, përndryshe mund të rrezikojnë të përjashtohen nga puna.

Gazeta shtetërore "Global Times" raportoi se rregullorja në qarkun Gong'an synon të nxitë ekonominë lokale përmes taksave të cigareve.

Gazeta shkruan se do të mbyllen sektorët e pushtetit lokal, të cilat nuk arrijnë ta përmbushin objektivin për të pirë 230 mijë paketa cigare brenda një viti.