Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon tha se numri i sulmeve ndaj gazetarëve në botë mbetet i lartë.
Në deklaratën me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Ban u bëri thirrje qeverive që i kanë arrestuar gazetarë, të sigurojnë se të drejtat e tyre respektohen plotësisht, përfshirë dhe të drejtën e apelimit dhe të mbrojtjes nga akuzat.
Ban Ki-Moon tha se në burgjet në Kinë, Kubë dhe Eritre, ndodhen gjysma e 125 gazetarëve të burgosur në vitin 2008.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, 41 gazetarë janë vrarë në vitin 2008, ndërsa 11 janë vrarë prej fillimit të vitit 2009.