Obama këkon hetime për fluturimin e ulët të Air Force One

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar të zhvillohen hetime të brendshme për të vërtetuar se kush ka vendosur që një aeroplan i presidentit të flutorojë ulët mbi Nju Jork për të realizuar disa fotografime, me ç'rast ka shkaktuar panik në Menheten, duke ua kujtuar qytetarëve sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka thënë se hetimet lidhur me këtë rast do t'i udhëheqë zëvendës shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Xhim Meshina. Gibs ka theksuar se presidenti Obama ka qenë i indinjuar për këtë incident, duke e cilësuar atë si një gabim.