Serbët protestojnë në Mitrovicë

Disa dhjetëra serbë kanë protestuar sot në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, në shenjë kundërshtimi me rindërtimin e shtëpive të disa familjeve shqiptare atje.

Pjesëtarë të forcave të KFOR-it dhe policisë së EULEX-it kanë rrethuar lagjen dhe kanë hedhur gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Deri më tash nuk ka njoftime për ndonjë të lënduar.