Të paktën 12 fëmijë kanë humbur jetën në Pakistan, nga shpërthimi i një bombe për të cilën mendonin se ishtë lodër, ka bërë të ditur policia.
Një zyrtar i policisë pakistaneze ka thënë se bomba përngjante në top futbolli, ndërsa fëmijët e kishin gjetur afër shkollës, nga e cila po ktheheshin në shtëpi. Said Zaman ka thënë se ende nuk dihet nëse kjo fatkeqësi është akti i qëllimshëm terrorist, ndonëse ka theksuar se në këtë rajon ka mjete të pashpërthyera të lëna nga luftëtarët muxhahedinë gjatë luftës me trupat sovjetike në Afganistanin fqinj në vitin 1980.