Rusisë i mbarojnë rezervat në 2010

Ministri i Finansave i Rusisë, Aleksei Kudrin ka thënë se pjesa më e madhe e rezervave të vendit, që synojnë të zbusin rënien ekonomike, praktikisht do të shpenzohen plotësisht vitin e ardhshëm.

Rezervat federale aktuale të Rusisë të grumbulluara nga fitimet e naftës kapin shumën prej 121 miliarda dollarë.

Qeveria tash detyrohet të shpenzojë mjete nga fondi për ta luftuar krizën aktuale ekonomike.

Javën e kaluar, Kudrin tha se Rusia konsideron të marrë hua nga tregjet finansiare ndërkombëtare, për të parën herë në 10 vitet e fundit.