Irani tha se i mirëpret bisedimet "konstruktive" me fuqitë botërore për programin e vet bërthamor, por insistoi se do të vazhdojë me aktivitetet e kontestuara bërthamore.
Deklarata zyrtare e cituar nga televizioni shtetëror ishte përgjigje ndaj ftesës së gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të diskutuar rreth programit bërthamor iranian.
SHBA dhe aleatët Perëndimorë dyshojnë se programi bërthamor i Iranit synon zhvillimin e armëve bërthamore, por Teherani thotë se ai shërben për gjenerimin e energjisë elektrike.