Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, është shprehur i zhgënjyer nga Mahmud Ahmadinejad, duke thënë se presidenti i Iranit e keqpërdori konferencën kundër racizmit për ta sulmuar Izraelin.
Kreu i OKB-së tha se i ka kërkuar Ahmadinejadit para fjalimit që të shmangë ndarjet në konferencën në Gjenevë, por shtoi se në vend të kësaj, presidenti iranian e shfrytëzoi podiumin "për të akuzuar, përçarë dhe madje të nxitë", gjë që është në kundërshtim direkt me qëllimet e takimit.
Në fjalimin e djeshëm, Ahmadinejad lëshoi kritika të ashpra ndaj Izraelit, duke e quajtur "regjim të vrazhdët dhe racist", dhe tha se palestinezët vuajnë që nga krijimi i Izraelit pas Luftës së Dytë Botërore.
Rreth 40 diplomatë nga Britania, Franca dhe vendet tjera të BE-së e lëshuan sallën në shenjë proteste ndaj vërejtjeve të tij.
Diplomatët nga SHBA-të, Izraeli, Holanda, Italia, Gjermania dhe Australia e kanë bojkotuar takimin në Zvicër.