Gjykata e Iranit e dënoi me tetë vjet burg gazetaren iraniano-amerikane nën akuzat se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara.
Gazetarja 31 vjeçare Roxana Saberi u arrestua në janar. Fillimisht ajo u përball me akuzat se ka blerë alkohol, që është e ndaluar në Iran. Më vonë u akuzua se po punonte në Iran pa akreditim.
Gjykimi i saj ishte i shkurtër dhe u mbajt prapa dyerve të mbyllura. Nuk është bërë publike asnjë provë për spiunazh.
Babai i saj, Reza Saberi, i tha Radios Evropa e Lirë se e bija ishte mashtruar, sepse kishte besuar se do të lirohej po të bashkëpunonte. Ai tha se Roxana ka refuzuar ta nënshkruajë vendimin e gjyqit, i cili e dënon për spiunazh. Avokati i saj tha se do ta apelojë vendimin e gjykatës.
Saberi ka punuar si gazetare e lirë për organizatat e lajmeve, përfshirë transmetuesin publik amerikan NPR.
Organizata "Reporterët pa Kufij" e kritikoi dënimin ndaj gazetares, duke thënë se vendimi "ishte i padrejtë sipas kodit penal iranian".
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka lëshuar sot një deklaratë ku thotë se "është thellësisht e zhgënjyer" nga dënimi i Saberi. Shtetet e Bashkuara "do të vazhdojnë fuqishëm t'ia ngrejmë shqetësime tona" qeverisë së Iranit, ka thënë Clinton.