Bangkok: Konfrontohet armata me demonstruesit

Armata tajlandeze ka përdorur gazin lotësjellës dhe ka shtënë në ajër për të shpërndarë demonstruesit, të cilët ishin mbledhur sot në mëngjes në qendër të Bankokut për të protestuar kundër qeverisë, e cila dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet dhe rajonet rreth tij.

Të paktën 70 vetë janë lënduar gjatë konfrontimit të protestuesve me forcat e rendit, mbi të cilat ishin hedhur koktje molotovi dhe gurë.

Një zëdhëns i qeverisë ka thënë se armata ka arritur të shpërndajë demonstruesit nga sheshi qendror Din Daeng në Bankok dhe ka arrestuar disa prej tyre.