Klinton vlerëson deklaratat e Iranit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka thënë se deklaratat e Iranit për programin bërthamor nuk do të thotë se nënkuptojnë refuzim të propozimit amerikan që Teherani të marrë pjesë në bisedimet për zgjidhjen diplomatike të kontesitit.
Ajo ka shfaqur dyshimin në pohimet më të reja të Iranit se ka bërë përparime të mëdha në programin bërthamor dhe ka testuar pajisjen më të re për pasurimin e uraniumit.
Klinton ka theksuar se Irani duhet të respektojë obligimet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për programin e tij bërthamor, për të cilin Perëndimi beson se ka për qëllim prodhimin e armëve bëthamore.