Siria mirëpret mesazhet e Obamas

Ministri i jashtëm i Sirisë vlerësoi pozitivisht mesazhet e presidentit amerikan drejtuar botës myslimane dhe arabe.

"Fjalimi i Obamas e shpreh qartësisht mbështetjen për zgjidhjen e konfliktit izrealito-palestinez përmes krijimit të dy shteteve", tha Valid al Moallem.

Kryediplomati sirian tha se pret nga Uashingtoni të rrisë presionin mbi qeverinë izraelite të Netanjahut, që të pranojë krijimin e shtetit palestinez.

Marrëdhëniet Siri-SHBA kanë njohur tensione në rritje gjatë tetë viteve të administratës Bush.