Policia izraelite e ka marrë sot shtatë orë në pyetje ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman nën dyshimin për mitëmarrje dhe shpërlarje parash.
Zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld, tha se pyetjet ishin pjesë e një hetimi që po zhvillohet.
Marrja në pyetje u bë në të njëjtën ditë, në të cilën Lieberman ngriti shqetësime në shtypin izraelit me fjalët se do të jetë vështirë të bëhet përparim në bisedimet paqësore me palestinezët.
Dje ai tha se nuk ndihet i detyruar të fillojë bisedimet për krijimin e një shteti palestinez, siç ishte paraparë me marrëveshjen e liderëve izraelitë dhe palestinezë në konferencën e vitit 2007, në të cilën u arrit pajtimi për një zgjidhje me dy shtete.