Palestinezët vranë me sëpatë djaloshin izraelit

Mjekët thanë se një djalë izraelit 13-vjeçar është vrarë dhe një tjetër 7-vjeçar është plagosur kur palestinezët i kishin sulmuar me sëpatë në Bregun Perëndimor.

Dy fëmijët janë sulmuar në vendbanimin Bat Ayin në jug të Betlehemit.

Radio dhe televizioni raportuan se sulmuesit palestinezë ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ushtria po zhvillon kërkime masive në zonë.

Ky është sulmi i parë i këtij lloji që kur kryeministri radikal Benyamin Netanyahu zyrtarisht e mori detyrën.