Walesa kërcënohet të braktisë Poloninë

Ish presidenti i Polonisë Lech Walesa është kërcënuar se do të emigrojë nga vendi në shenjë proteste ndaj biografisë së tij më të re.

Në librin "Lech Walesa: Ideja dhe Historia", autori Pawel Zyzak thotë se ai është baba i paligjshëm i një djali, dhe se ka bashkëpunuar me policinë sekrete në kohën e komunizmit.

Walesa, i cili gjithashtu ishte udhëheqës i sindikatës "Solidariteti", tha se në shenjë proteste do t'i shmangë ceremonitë publike, dhe nëse kjo nuk ndihmon, atëherë do ta braktisë vendin.

Walesa tha se dëshiron hetim zyrtar shtetëror të së kaluarës së tij, në mënyrë që të ndalen spekulimet e këtilla në të ardhmen.