Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha se ai do të konsultohet me udhëheqësit e Pakistanit përpara se t'u vihet pas terroristëve në Pakistan.
Sipas Obamës, strategjia e tij për Afganistanin "nuk e ndryshon njohjen e Pakistanit si qeveri sovrane".
Në një intervistë për rrjetin televiziv CBS, Obama gjithashtu tha se ai planifikon t'i përmbahet planit për tërheqjen e trupave nga Iraku, por nuk do ta përshpejtojë atë.
Obama i ka bërë publike planet për përfundimin e misionit luftarak në 31 gusht, 2010.
Plani i tij parasheh që 142 mijë forcat amerikane të reduktohen në 35 mijë deri 50 mijë trupa deri në fund të vitit 2010.
Të gjitha forcat duhet të tërhiqen nga Iraku deri në ditën e fundit të vitit 2011.