Spanja e ka siguruar NATO-n se paqeruajtësit e saj në Kosovë do të tërhiqen në harmoni me nevojat ushtarake dhe politike të aleancës.
"Të dy palët janë pajtuar, që tërheqja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, graduale dhe fleksibile", tha zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero.
Këto komente u bënë mbrëmë pas takimit njëorësh ndërmjet ministres së mbrojtjes së Spanjës, Carme Chacon dhe sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jaap de Hoop Scheffer, i cili kishte tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo zvogëlimi më të madh të trupave në Kosovë.
Para një jave, Spanja kishte paralajmëruar se 630 ushtarët spanjollë në Kosovë, do të largoheshin gradualisht deri në muajin gusht të këtij viti.
Raportohet se më 11 dhe 12 qershor ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë për situatën në Kosovë.
Zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero, tha se "procesi i brendshëm i konsultimeve ushtarake dhe politike, do të vazhdoj në NATO".