Kryeministri britanik, Gordon Braun, u ka bërë thirrje liderëve të Grupit 20, që në samitin e ardhshëm në Londër të ndërmarrin hapa që do të siguronin reformimin e sistemit bankar dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
"Duhet të veprojmë në samitin e Londrës për të siguruar që sistemi bankar të reformohet dhe për t'u vërtetuar se institucionet tona financiare mund t'ju vijnë në ndihmë vendeve më të varfëra", ka thënë Braun pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.
Kreu i OKB-së, Mun i ka dërguar letër vendeve të Grupit 20, me kërkesën që në samitin e Londrës me 2 prill të përkrahin paketën e masave stimuluese, që kap vlerën prej një mijë miliardë dollarë, për të ndihmuar vendet e varfëra.