El Baradej: Oferta e Obamës për Iranin e mirëseardhur

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për energji bërthamore, Muhamed El Baradej, ka deklaruar se oferta e presidentit amerikan, Barak Obama, për lidhje më të mira me Iranin, mund të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë në Lindjen e Afërt.
"Obama ka folur për negociata të drejtpërdrejta pa parakushte, që ka rëndësi të madhe dhe mund të ketë lëvizje pozitive në situatën e përgjithshme të sigurisë në Lindjen e Afërt", ka thënë El Baradej, gjatë vizitës në Ekuador.
Ai poashtu ka theksuar se "shpreson që Irani t'ia shtrijë dorën Uashingtonit".