Izrael: Likud marrëveshje me Laburistët

Kryeministri i emëruar Benjamin Netanjahu dhe ministri i mbrojtjes në largim, Ehud Barak nënshkruan paktin e bashkimit të partive të tyre, përkatësisht Likudit dhe Laburistëve në qeverinë e ardhshme izraelite.

Sipas marrëveshjes së arritur administrata e drejtuar nga Likudi do të respektojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Likudi njihet për kundërshtimin që i bën bisedimeve paqësore me palestinezët.