Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale është përmbushur pjesa më e madhe e standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, por me vëmendje do të vëzhgohet edhe raundi i dytë. Kështu vlerësoi misioni i OSBE-së, ODIHR, në raportin preliminar.
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale u përmbush pjesa më e madhe e standardeve ndërkombëtare, edhe pse mbeten disa sfida që kërkojnë përkushtim në të ardhmen.
Ky është vlerësimi i përgjithshëm i publikuar në raportin preliminar të misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Në raport thuhet se zgjedhjet ishin mirë të organizuara dhe pa incidente të dhunshme, që u lanë njollë zgjedhjeve të kaluara parlamentare.
“Raundi i parë zgjedhor, me gjithë disa çështje që lënë hapësirë për brengosje, paraqet një hap të rëndësishëm përpara. Do ta ndjekim me vëmendje edhe procesin në raundin e dytë. Ka pasur disa parregullsi procedurale, ndërsa atmosfera e mosdurimit vazhdon të jetë e pranishme, për shkak se partitë politike janë akuzuar mes vete për presione zgjedhore dhe frikësime”, tha Piter Ajker, shef i misionit vëzhgues të OSBE-së, ODIHR.
Sipas ODIHR-it, procesi demokratik zgjedhor nuk nënkupton zgjedhje pa dhunë, por edhe zgjedhje të ndershme në aspektin administrativ, të cilat janë të fshehta dhe në pajtim me të drejtat e njeriut.
ODIHR shprehu brengosje për disa probleme procedurale gjatë votimit, siç janë votimi familjar, tentimet për agjitim dhe disa forma të manipulimit të votës.
Vlerësimin e parë preliminar për raundin e parë të votimit e kumtoi edhe organizata joqeveritare MOST. Sipas drejtorit të kësaj organizate, Darko Aleksov, votimi u zhvillua në atmosferë të qetë, edhe pse janë shënuar disa parregullsi
“Në ditën e zgjedhjeve nuk janë vërejtur kurrfarë incidentesh në vendvotime dhe rreth tyre. Vëzhguesit më shpesh njoftonin për disa parregullsi të llojit votim familjar dhe grupor, cenim të fshehtësisë së votës në disa vendvotime dhe dhënia e instruksioneve nga disa persona se për kë të votohet”, tha Aleksov.
Sipas vlerësimeve të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve, autoritetet dhe partitë politike kanë bërë hapa konkretë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë.