Pakistan: Kryeministri takoi kreun e opozitës

Kryeministri i Pakistanit Yousuf Reza Gilani dhe lideri i opozitës, Nawaz Sharif, sot bënë thirrje për pajtimin kombëtar që t'i jepet fund krizës së madhe politike në vend, por nuk arritën ndonjë marrëevshje konkrete.

Ata u takuan në kohën kur kreu i Gjykatës Supreme, Iftikhar Chaudry, e vazhdoi punën e tij.

Kthimi formal i gjykatësit pasoi protestat masovike të partive opozitare dhe aktivistëve të drejtësisë, të cilët kërkonin gjyqësi të pavarur.

Chaudry u shkarkua 16 muaj më parë kur ish presidenti Pervez Musharraf shpalli gjendje të jashtëzakonshme .