Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, tha sot se nuk ka nevojë për arkitekturë të re të sigurisë në Evropë, për të cilën po angazhohet Moska.
Duke folur në një tubim në Bruksel, zoti Solana tha se është e mundshme që të bëhet progres "duke punuar në një mënyrë efektive në Këshillin NATO-Rusi".
Ai këto komente i bëri para gazetarëve, ku ishte i pranishëm edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Zoti Lavrov tha se siguria në Evropë është e bazuar në organizata, që i përjashtojnë vendet jo anëtare, siç është Rusia.