BE-ja kërkon shpjegime nga Franca

Komisioni Evropian thotë se dëshiron shpjegime nga Franca lidhur me vendimin e prodhuesit të automobilave Renault, që disa reparte prodhuese t'i tërheq nga Sllovenia.

Kjo ftesë u bë pasi zëdhënësi i qeverisë franceze, Luc Chatel, tha se Renault, do t'i "riathesoj" pjesë të reparteve të jashtme të veta, me qëllim që në Francë të krijohen 400 vende të punës.