Serbi: Kroacia të heqë padinë për gjenocid

Serbia do të kërkojë nga Kroacia të tërheqë padinë e dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Beogradi akuzohet për gjenocid gjatë luftës së viteve '90-të.

Deklarata u bë nga kryeministri serb Mirko Cvetkoviç për mediat vendore. Cvetkoviç do ta ngrejë çështjen edhe në takimin me homologun e tij kroat Sanader.

"Kjo është një pengesë e madhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira, ndaj do t'i kërkojmë Kroacisë të tëheqë padinë për gjenocid", tha Cvetkoviç.