"Washington Post" - John McCain dhe Joseph Lieberman
Vendimi i presidentit Obama për të dërguar 17 mijë trupa shtesë në Afganistan, është hap i rëndësishëm në drejtim të duhur, por ne na duhet një plan i shpejtë dhe i detajuar lufte.
Shqetësojnë ftesat e disave për të miratuar qasje minimaliste në raport me Afganistanin, që mbështeten në pohimin se populli amerikan është i lodhur nga lufta. Qasja e tillë është e rrezikshme dhe presidenti duhet ta hedhë poshtë pa ekuivokë, sepse lufta në Afganistan mund të fitohet.
Interes i yni vital është flakja e mundësisë që Afganistani sërish të bëhet hapësirë e terroristëve, prej nga planifikohen sulmet kundër Amerikës dhe aleatëve. Për të jetësuar këtë objektiv, duhet një qasje e gjithanshme ushtarake e civile, por edhe zotim politik për t'u përballur me kryengritësit.
Në të kundërtën, do t’i përsërisim gabimet e bëra në Irak, para shtimit të trupave ushtarake atje me pasoja katastrofale. Suksesi në Irak ishte arritur kur strategjia kundër-kryengritëse u shoqërua me ofrimin e sigurisë dhe avancimin e kushteve jetësore për popullin e atjeshëm dhe vetëm kjo mundësoi ndaljen e qarkut të dhunës.
Retorika e zbehur rreth zotimit për Afganistanin është kundërproduktive edhe për një shkak tjetër – ajo thellon dyshimet që tashmë ekzistojnë në Azinë jugore – se Shtetet e Bashkuara do të lodhen nga kjo luftë dhe do të tërhiqen.
Këto dyshime rreth zotimeve tona bëjnë që afganët e rëndomtë të tërhiqen nga rreshtimi pas koalicionit tonë dhe kundër kryengritësve. Kjo qasje inkurajon edhe grupet kryengritëse në Pakistan, që në dritën e kësaj logjike shohin rastin e tyre "një ditë pas tërheqjes" së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.
Rrjedhimisht, është shumë e rëndësishme që presidenti t’i refuzojë përpjekjet për qasje minimaliste në Afganistan dhe përkundrazi të miratojë strategji të gjithanshme anti-kryengritëse dhe të bëjë zotim të vendosur për sukses në planin afatgjatë.
Si kandidat presidencial, Barack Obama e ka cilësuar Afganistanin "luftë që duhet fituar". Ai kishte absolutisht të drejtë. Por, tash është koha që kjo luftë të fitohet dhe ne, bashkë me shumë anëtarë nga të dyja partitë politike, jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë në këtë luftë vendimtare.