Izraeli arreston politikanë të Hamasit

Trupat izralite kanë arrestuar sot 10 politikanë të Hamasit në Bregun Perëndimor.
Lëvizja Hamas ka vlerësuar se ky është një aksion ndëshkues pas mossuksesit të Izraelit që ta lirojë ushtarin Gilad Shalit, të cilin Hamasi e mban peng që nga viti 2006.
Ndërmjetësimi egjiptian për lirimin e ushtarit izraelit ka dështuar për shkak se autoritetet në Tel Aviv kanë refuzuar kërkesën për amnestimin e udhëheqësve të burgosur palestinezë.