Në prag të 10-vjetorit të fillimit të luftës në Kosovë, Amnesty International thotë se përgjegjësit për rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptarëve dhe serbëve ende nuk po përballen me drejtësinë.
Më shumë se 3000 shqiptarë janë "zhdukur" nga policia, forcat paramilitare dhe ushtarake serbe, ndërsa dhe rreth 800 serbë, romë dhe pjesëtarë të pakicave tjera u rrëmbyen pas përfundimit të konfliktit, thotë organizata për të drejtat e njeriut.
Amnesty International u bën thirrje autoriteteve në Serbi dhe Kosovë, përfshirë misionit EULEX, që të bashkëpunojnë për hetimin e rasteve, në mënyrë që familjarët të informohen për fatin e të afërmve të tyre, ndërsa autorët e krimeve të sillen para drejtësisë.