Ministrat e financave dhe drejtuesit e bankave qëndrore të ekonomive më të mëdha në botë janë mbledhur në Angli për të diskutuar krizën ekonomike botërore.
Takimi zhvillohet në kohën kur ekzistojnë dallime mes vendeve lidhur me rrugët për frenimin e krizës globale.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga vendet e tjera të miratojnë paketa shtesë ndihme dhe të ulin taksat për të nxitur zhvillimin ekonomik.
Disa qeveri evropiane mendojnë se duhen më pak paketa stimuluese dhe më shumë rregullore që do të qeverisin tregjet financiare.
Takimi i sotëm i paraprin takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të G20-ës që do të mbahet në prill.