Ministrat e financave dhe kryetarët e Bankave Qendrore të Grupit të 20 vendeve udhëheqëse, sonte afër Londrës diskutojnë për gjetjen e mënyrave për të dalë nga kriza globale ekonomike.
Takimi do të jetë përgatitje për samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive, që mbahet në Londër, muajin e ardhshëm.
Para takimit, ministrat e financave të G-20-tës ishin të ndarë lidhur me mënyrën më të mirë për tu ballafaquar me krizën financiare globale.
Derisa Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më tepër shpenzime, për mbylljen e krizës, vendet evropiane, të udhëhequra nga Gjermania dhe Franca, këmbëngulin në rregulla më të gjëra në tregjet financiare.
G-20-ta përbëhet nga 19 vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim dhe Bashkimi Evropian.