Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, i ka hedhur poshtë sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, duke i vlerësuar si "ide fëmijësh" dhe "gabim i madh".
Këto komente u bënë një ditë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, i vazhdoi sanksionet amerikane kundër Iranit, së paku edhe për një vit, duke thënë se politikat qeveritare të Iranit vazhdojnë të paraqesin "kërcënim" për Shtetet e Bashkuara.
Këto sanksione së pari janë vendosur në vitin 1995, me ç'rast kompanive amerikane u ishte ndaluar, që ta ndihmojnë zhvillimin e industrisë iraniane të naftës dhe që të mos kenë lidhje tregtare ose investuese me Iranin.