Obama, Ban diskutuan krizën ekonomike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha se ka diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon për "kërcënimin potencial" të furnizimeve me ushqim në rast të përkeqësimit të krizës ekonomike globale.

"Ne biseduam për krizën ekonomike dhe ndikimin që ka jo vetëm te vendet e zhvilluara, por edhe te vendet e varfëra, për kërcënimin eventual ndaj furnizimeve me ushqim nëse kriza përkeqësohet, si dhe për nevojën e një koordinimi ndërkombëtar", tha presidenti Obama.

.Obama i bëri komentet pas takimit me Ban në Shtëpinë e Bardhë.

Obama i ka kaluar javët e para të administratës së tij të re duke e adresuar krizën ekonomike në Shtetet e Bashkuara.