Raporti: Bombat thërmuese – ende kërcënim

Bombat thërmuese të paeksploduara të NATO-s, ende paraqesin kërcënim për civilët, që kanë mbetur nga bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999 lidhur me luftën në Kosovë, thuhet në një raport të publikuar sot.

Studimi i organizatës Norwegian People's Aid thotë se edhe pas një dekade bombat thërmuese, "vazhdojnë të paraqesin kërcënim për dhjetëra mijëra banorë lokalë".

Sipas raportit, që u bë publik sot në një konferencë për shtyp në Beograd, ekzistojnë 2547 pjesë të paeksploduara të këtyre bombave në Serbi dhe në Kosovë.